...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE5 mungesa të sigurta dhe 2 dilema për korçarët, Ilir DAJA me...

5 mungesa të sigurta dhe 2 dilema për korçarët, Ilir DAJA me ‘dhimbje koke’ përpara Vllaznisë

Skënderbeu do të udhëtojë drejt Shkodrës, aty ku të shtunë në orën 14:00 do të përballet me Vllazninë.

Ndeshja e “Loro Boriçit” është e rëndësishme për të dyja skuadrat, që e shohin veten me një pikë diferencë larg njëra-tjetrës. Dueli shihet si vendimtar për ekipet, që duan të shmangin vendin e tetë që të çon në play-off.

Në transfertën e Shkodrës, trajneri i Skënderbeut do t’i bëjë llogaritë pa 5 lojtarë. Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion Muzakën dhe Turtullin, të dëmtuar prej shumë kohësh.

Pollozhani dhe Imami janë ndëshkuar me kartona, ndërsa Ndecky ka “humbur” gjurmët. Edhe pse me 5 mungesa të sigurta, bardhekuqtë i shqetëson gjendja e Krasniqit dhe Elezit, që nuk e kanë kaluar dëmtimin përfundimisht./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.