“Shkodra Boxing Night” duhej te ishte nje feste passiten e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por ne fakt ka ndodhur e kunderta.

Ndeshjet jane nderprere per shkak te nje incidenti te rende qe ka ndodhur gjate njeres prej ndeshjeve qe po zhvilloheshin ne ring.

Kur do zhvillohej raundi i peste i ndeshjes ne mes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit pas goditjeve te marra ka rene pa ndjenja ne toke.

Nderhyrja e mjekut te gares ka qene e shpejte dhe me pas ka mberritur edhe autoambulanca e cila eshte munduar t’i jPe ndihmen e pare dhe ne nje moment boksieri bullgar eshte permendur.

Megjithate ai eshte transportuar per ne Spitalin Rajonal te Shkodres ku po i jepet ndihma e duhur por sipas informacioneve gjendja e tij eshte e rende.

Nderkohe ndeshjet e tjera jane nderprere dhe askush nuk e ka nder mend te vazhdoje aktivitetin pa marre vesh per jeten e boskierit bullgar.

www.shkodrasport.com