Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ka arritur dot te siguroje finalen mbreme ne ndeshjen e dyte ndaj Klubit Tirana. Ne ndeshjen e luajtur ne sallen sportive “Fahrije Hoti”, shkodranet jane mundur me rezultatin 79-84, ne nje ndeshje qe ka patur brenda edhe tensionin ne momente te caktuara. Megjithate skuadra e drejtuar nga trajneri Gjeçaj nuk eshte ngjitur ne lartesine e duhur. Ajo nuk e ka nisur mire ndeshjen dhe per rrjedhoje e ka humbur perioden e pare ne shifrat 21-15. Ne te dyten arrin te rregulloje diçka teksa e fiton ate me pike, me sakte me rezultatin 22-17. Ne kete menyre, te dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me 1 pike avantazh ne favor te bardhebluve te trajnerit Bujar Shehu. Kur pritej qe Vllaznia te vazhdonte rritjen e lojes se saj, ne fakt nuk ndodh keshtu dhe ne perioden e trete eshte Klubi Tirana qe fiton serish 21-15. Ndonese shkodranet perpiqen ne perioden e katert dhe te fundit te barazojne rezultatin nuk ia arrijne. Perioda e fundit mbyllet 27-25 per Vllaznine por kjo eshte e pamjaftueshme per ta fituar ndeshjen. Klubi Tirana ka fituar 84-79 dhe ka barazuar rezultatin e ndeshjeve gjysmefinale ne 1-1, qe do te thote se skuadra finaliste do te percaktohet kete te premte ne ndeshjen qe do nise ne oren 19.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Gjergj KOLA

(www.shkodrasport.com)