Partizani dhe Bylisi e mbyllën në një barazim 1-1, takimin e tyre të vlefshëm për javën e pestë në Superiore.

Takimi që u luajt në “Selman Stërmasi”, teksa pati edhe panik prej tërmetit në gjithë Shqipërinë, vazhdoi dhe 90 minutat u mbyllën në mënyrë të rregullt, edhe pse dëmtime pati stadiumi.

Ndeshja u vendos nga dy gola në minutat e fundit të takimit. Teksa kishte shtuar presionin për të gjetur golin e avantazhit, protagonist për të kuqtë u bë Trashi, i cili nga e majta u fut dhe krosoi, dhe detyroi Peposhin të çojë topin në fundin e rrjetës së Hidit.

Gjithsesi, edhe pse me pak minuta në dispozicion, Bylisi nuk u dorëzuar, dhe pas disa tentativave të shumta, ishte Ntepe në minutën e 93-të, që i harruar brenda zone, mori një top dhe mposhti Hoxhën. Të dyja ekipet, tashmë ndajnë nga një pikë, ndërsa situata e vështirë vazhdon te Partizani.

FT | Partizani-Bylis 1-1

GOLAT: Peposhi aut. 73′ / Ntepe 93′