Tragjedi ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” gjate aktivitetit “Shkodra Boxing Night”. Boksieri bullgar Isus Velichkov ka marre goditje te renda gjate ndeshjes duke tene ne toke dhe pavaresisht ndihmes se pare qe i eshte dhene, nuk ka mundur te shpetoje duke u ndare nga jeta.

Kur do zhvillohej raundi i peste i ndeshjes ne mes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit pas goditjeve te marra ka rene pa ndjenja ne toke.

Nderhyrja e mjekut te gares ka qene e shpejte dhe me pas ka mberritur edhe autoambulanca e cila eshte munduar t’i jPe ndihmen e pare dhe ne nje moment boksieri bullgar eshte permendur.

Megjithate ai eshte transportuar per ne Spitalin Rajonal te Shkodres ku eshte munduar t’ i jepet ndihma e duhur por sipas informacioneve gjendja e tij nuk eshte permiresuar teksa eshte ndare edhe nga jeta

www.shkodrasport.com