Shume enigma ne lidhje me ndarjen nga jeta te boksierit bullgar Isus Velichkov mbremjen e sotme ne ringun e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” gjate nje ndeshje te nje turneu te boksit profesionit.

Ka qene raundi i peste i perballjes me boksierin durrsak Ardit Murrja, kur krejt papritur boksieri 21 vjeçar bullgar eshte pare t’i merren kembet dhe me pas te rrezohet prane kendit te ringut duke sjelle edhe panik tek trajneret e tij, arbitri i ringut por edhe te pranishmit ne pallatin e sportit.

Ne pamje te pare u krijua ideja se ai ka marre shume goditje por ne fakt nuk eshte keshtu. Videoja ekskluzive e ketij momenti vjen nga kameramani Kristian Troshani qe ka rregjistruar gjithçka sa i takon ketij momenti te rende.

Ndonese mjeket u perpoqen t’i japin ndihmen e duhur, Velichkov nuk ia doli dot te qendronte ne jete. Nje ngjarje e rende e cila ka tronditur te gjithe te pranishmit ne pallatin e sportit.
www.shkodrasport.com