Ndarja nga jeta e boksierit bullgar Isus Velichkov mbremjen e sotme ne Shkoder gjate turneut te boksit profesionit, padyshim qe ka krijuar nje shqetesim te madh tek te gjithe te pranishmit.

Njekohesisht kane lindur edhe shume dyshime per arsyet e ndarjes se tij nga jeta sepse duhet pranuar qe ne momentin e rrezimit ne toke nuk ka marre goditje.

Mjeket qe e kane patur ne survejim ne ambjentet e pallatit te sportit por edhe ne spital, bejne te ditur se boksier ka pesuar “arrest kardiak”.

Specialiste te boksit e kane shpjeguar kete gje me nje mbilodhje te sportistit, çka ka sjelle edhe arrestin kardiak me pas, Kjo ka ardhur nga ai mund te kete qene i papergatitur siç duhet fizikisht per ta perballuar nje ndeshje te tille me 6 raunde, per te mos dale pastaj edhe ne mundesine e perdorimit te substancave te tjera.

Kjo padyshim qe sherben per t’i dhene mbeshtetje edhe boksierit durrsak Murrja qe ka qene duke u ndeshur me te ne ring, per te kuptuar se ndarja nga jeta nuk ka ardhur si pasoje e grushtave te tij.

Gjithsesi kemi te bejme me nje rast te rende por qe duhet te sherbeje edhe si paralajmerim per sportistet e tjere qe nuk duhet te marrin pjese ne gara apo aktivitete te ndryshme kur jane te papergatitur.
www.shkodrasport.com