Janë mbyllur 3 sfidat e tjera të Abissnet Superiore, teksa janë dhënë edhe verdiktet e para për dy nga skuadrat e Superiores.

Egnatia ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Erzenit. Dëamena do të shënonte dygolësh që në pjesën e parë, teksa autorët e tjerë do të ishin dhe Musta për rrogozhinasit, ndërsa Ademi dhe Kapllani për shijakasit. Pas këtij triumfi skuadra e Edlir Tetovës ka siguruar matematikisht edhe Europën, pasi Vllaznia humbi 1-2 ndaj Partizanit. Diferenca mes vendit të 3-të dhe të 4-të tashmë është 6 pikë,.

Gjithashtu edhe Teuta fitoi 1-0 ndaj Kastriotit në Durrës. Një fitore mjaft e rëndësishme për durrsakët që në këtë mënyrë kanë siguruar matematikisht edhe mbijetesën.

Djemtë e detit aktualisht pas kësaj fitoreje ndodhen në vendin e 5-të me 45 pikë, 6 pikë më shumë se Bylisi që ndodhet në zonë në “Play-Out”, teksa janë 1 pikë larg vendit të 4-të. Në përballjet direkte mes Teutës dhe Erzenit janë më të avantazhuar djemtë e detit.

Ndërkohë në Ballsh ndodhi spektakël në minutat e fundit. Fillimisht Zguro do të shënonte me penallti në minutën e 90-të dhe më pas do të dilte me të kuq për festime.

Ndërkohë Gjelbrim Taipi do të barazonte shifrat në minutën e 100-të të sfidës. Pas këtij barazimi Kukësi mban vendin e 7-të me 41 pikë, ndërsa ballshi renditet i 9-ti me 37 pikë.