Ashtu siç kemi bërë të ditur edhe më parë, pasditen e sotme ka nisur shitja e biletave të ndeshjes Shqipëri- Itali për sportdashësit shkodranë. FSHF ka korigjuar kësisoj gabimin e bërë për ndeshjen me Spanjëën kur nuk solli asnjë biletë në Shkodër dhe këtë herë ka sjellë një numër të caktuar vetëm për shkodranët. Fotoja është bërë pasditen e sotme në sportelet pranë stadiumit dhe siç shikohet, ka rradhë. Kjo tregon interesin e tifozëve të këtij qyteti për kombëtaren tonë por edhe për atë “axurre”.

Nga sa merret vesh, në shitje kanë dalë biletat më të lira, ato 10 mijëshe dhe 15 mijë lekëshe (të vjetra). Bëhet fjalë për biletat e tribunës pas porte. Pavarësisht kësaj, njerëzit duken të interesuar ndonëse jo të gjithë e kanë marrë vesh se ka bileta në sportel. Në ditët e ardhshme numri i atyre që duan një biletë pritet të shtohet por problem është paksa orari i hapjes së sporteleve që do të jenë nga ora 17.00 deri në 19.00. Po ashtu, bëhet e ditur se çdokush që dëshiron të blejë një biletë, duhet të ketë me vete edhe një mjet indentifikimi sepse ndryshe nuk mund ta sigurojë atë.
© shkodrasport.com