Klubi i Futbollit Vllaznia pak minuta me pare permes nje njoftimi ne faqen e tij ka bere te ditur se nga dita e sotme ka nisur shitja e biletave per ndeshjen e neserme me Skenderbeun. Çmimet e tyre jane ato te zakonshmet, duke filluar nga 300 leke dhe duke perfunduar me ato 1000 leke ne tribunen VIP.

Klubi shkodran u ka bere thirrje tifozeve kuqeblu per te qene ne stadium dhe per te mbeshtetur skuadren e tyre ne kete perballje shume te rendesishme per ecurine e saj te metejshme ne kampionat. Ja njoftimi i klubit Vllaznia:

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Skënderbeun që luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:

E premte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E shtune 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.
#EjaedheTi
#PerjeteKuqeblu