Diten e djeshme jane luajtur ndeshjet e javes se fundit te kategorise se pare dhe ne Ballsh eshte luajtur sfida Besa- Bylis (3-2). Menjehere pas perfundimit te saj eshte zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes se medaljeve si dhe e dorezimit te Kupes per ekipin e Bylisit qe u shpall kampion i kategorise se pare per sezonin 2021-2022.

Nje sukses mese i merituar i ketij ekipi qe pergjate gjithe kampionatit e ka dominuar ate dhe me merite ka qene skuadra e pare e cila eshte ngjitur ne Kategorine Superiore.

Pjese e ketij suksesi kane qene edhe pese futbolliste shkodrane duke nisur nga golashenuesi kryesor Eridon Qardaku, per te vazhduar me Aleksander Trumçin, Marcelino Preken, Roland Shkrelin dhe Joald Ivzikun.

Te peste keta lojtare dje kane varur ne qafen e tyre medaljet e kampionatit, por pyetja qe lind eshte se çfare do te behet me keta lojtare sezonin e ardhshem kur skuadra do te luaje ne Superlige?

Kuptohet qe Bylis do te formatohet ndryshe sepse veshtiresia rritet dhe ndoshta jo te gjithe keta lojtare do jene pjese e ekipit te pare, por te mos harrojme se tre prej tyre kane moshen per te luajtur serish me ekipin U21 dhe pikerisht Preka, Ivziku dhe Shkreli.

Ata ndjehen mjaft mire ne Ballsh dhe me shume siguri do te vazhdojne te luajne serish atje, duke dhene me te miren per skuadren qe u besoi shume aftesiteve te tyre./SHKODRA-SPORT.COM/