Europa “mban frymën” ditën e sotme për të mësuar se kush do të jetë kampionia e re. Italia dhe Anglia do të masin forcat në finalen e madhe të EURO 2020 me sfidën që do të startojë në orën 21:00 në stadiumin mitik të “Wembley”.

UEFA ka zbuluar edhe numrin zytar të tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium. Duke parë që sfida do të luhet në Angli, tifozët vendas do të jenë më të shumtë në numër dhe janë rreth 58 mijë tifozë që do të mbështesin “3 Luanët” në këtë takim.

6619 tifozë do të jenë italianë, ndërsa numri total i tifozëve në “Wembley” do të jetë rreth 67.500. Prania e nje numri kaq te madh tifozesh angleze sigurisht qe eshte nje plus per kombetaren vendase.

Megjithate Italia ka treguar se mund te luaje edhe kunder nje numri kaq te madh tifozesh dhe duket shume e motivuar per ta fituar kete finale te ketij Europiani.