Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE6 gjyqtarë për supersfidën e sotme, ja arbitrat që vendosin drejtësi në...

6 gjyqtarë për supersfidën e sotme, ja arbitrat që vendosin drejtësi në Korçë

Eldorian Hamiti do të jetë zyrtarisht arbitri i ndeshjes së sotme që hap Superligën për edicionin 2018-2019, mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Në këtë mënyrë konfirmohen zërat për gjyqtarin që mban stemën e FIFA-s, i cili do të ketë kështu përgjegjësinë e madhe të vendos drejtësi në një sfidë mjaft delikate që në javën e parë.

Ndërkohë newsport.al mëson eksluzivisht edhe emrat e asistentëve të Hamitit në këtë sfidë.

Olsi Sokoli dhe Orlando Kuka nga Tirana do të jenë asistentët e linjës, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Paulin Simoni nga Lezha.

Egin Doda dhe Nertil Bregasi do të jenë arbitrat prapa porte, me FSHF-në që ka vendosur në këtë mënyrë 6 gjyqtarë për këtë sfidë duke kushtuar vëmendje maksimale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments