PSG po këmbëngul për transferimin e Milan Skriniar, por po has në rezistencën e Interit.

Francezët kanë bërë një tjetër ofertë, sipas Gazzetta dello Sport.

Në tavolinë janë vendosur 60 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, Julian Draxler.

Interi e ka refuzuar edhe këtë propozim.

Klubi italian është i qartë dhe do vetëm para për të rregulluar bilancin. PSG duhet të ofrojë 70 milionë euro, ndryshe duhet të shohë për opsione të tjera.