Chelsea është në emergjencë të plotë për derbin londinez ndaj Fulham, siç shihet edhe nga raporti mjekësor i publikuar nga klubi në faqen zyrtare.
Megjithatë, Mauricio Pochettino ka gjithashtu arsye të mira për të buzëqeshur, duke rikuperuar tre lojtarë: Benoit Badiashile, Ben Chilwell dhe Carney Chukwuemeka.Të gjithë janë kthyer rregullisht në stërvitje. Ka qenë vetëm i pjesshëm kthimi i Trevoh Chalobah.
Marc Cucurella, Wesley Fofana, Reece James, Romeo Lavia, Robert Sanchez dhe Lesley Ugochukwu vazhdojnë programin e rehabilitimit. Kristofor Nkunku gjithashtu fillon rehabilitimin.
Francezi u ndal sërish për shkak të problemeve fizike. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 4 ndeshje, prej të cilave vetëm një si titullar.
Ai u ble verën e kaluar për 60 milionë nga Leipzig dhe konsiderohej si një nga lojtarët kyç për të ringjallur Chelsean./telesport/