Mjeshtri i Madh, emblema e futbollit shkodran dhe atij shqiptar- Sabah Bizi, sot ka qene i ftuar nga gazetarin Ervin Baku ne Radio Tirana, ne emisionin “60 minuta ne fushen time”.

Nje emision qe ka nxjerre ne pah vlerat e shkelqyera te ketij personazhi te mirenjohur dhe disa nga momentet me te rendesishme te pohimeve te bera nga mjeshtri Bizi, jane publikuar nga gazetari Baku ne profilin e tij, momente keto qe i keni me poshte:

Pjesë shumë interesante nga intervista:

* Filloi me ekipin e lagjes “Lokomotiva”, lagjia “Ndocaj”. Aty ku lindën të mëdhenjtë Xhelal Juka, Muhamet Dibra, Selami Dani, Ramazan Rragami, Din Zhega, Esat Rakiqi.

* Kujtoi Ernest Halepjani, përgjegjës i Shtëpisë së pionierit. Aty e seleksionoi Zyhdi Bakalli. Më pas te para të rinjtë, Rifat Rusi. Te të rinjtë, Xhelal Juka. Te ekipi i parë e përzgjodhi shumë i madhi Skënder Jareci.

* Ndeshja e parë në karrierë, në Peshkopi, për Kupën e Republikës, 20 qershor 1965. Korabi vs Vllaznia 0-3. Shënon gol në ndeshjen e tij të parë. Në 18 kampionate nuk është zëvendësuar kurrë.

* 17 vjeç, fiton Kupën e Republikës në “Qemal Stafa”, 11 korrik 1965. Vllaznia vs Skënderbeu 1-0.

* Viti 1968, 20 vjeçar. Partizani e merr si përforcim për Kupat e Europës. Grumbullohen në Vlorë, tek “Uji i ftohtë”. Kanë qëndruar atje 3 muaj. Kanë shkuar të stërviten edhe në Korçë në fund të grumbullimit. Luan dy ndeshjet kundër Torinos… Kur kthehet nga Torino e “veshën” ushtar… Nuk e priti fare mirë. Nuk donte. I përdorën shumë intriga. “3 muajt e grumbullimit të quhen”, i thanë. Pra, kishte edhe 21 muaj si ushtar… Por në fakt zgjati 39 muaj.

* Te Partizani, vitet e artë të karrierës. “Respektoj të gjithë tifozërinë e Tiranës. Edhe ata të 17 Nëntorit, edhe ata të Dinamos. Më kanë dasht dhe respektu shumë. U jam shumë mirënjohës”, deklaron Bizi.

* Te Partizani, i krijuan kushte të mrekullueshme. Nuk donte më të kthehej në Shkodër. E “fiku” Mehmet Shehu. Çfarë ndodhi?
Një vizitë e kryeministrit Mehmet Shehu në Hidroçentralin e Vaut të Dejës. Ndërkohë që kërkon me ngulm realizimin e objektivëve, dikush i kërkon të kthejnë në Shkodër Sabah Bizin.

Injorant i futbollit, pyet se kush është Sabah Bizi, duke menduar se punonte në kryeministri. Habitet shumë kur i thonë se është futbollist shkodran dhe po kryen shërbimin ushtarak me klubin e Partizanit. “Për 24 orë e keni në Shkodër”. Dhe ashtu ndodhi. Madje në më pak se 24 orë. Me urdhër të tij, në shtator i vitit 1971, Bizi kthehet përfundimisht në Shkodër, menjëherë pas takimeve Partizani- CSKA e Sofjes (0-1, 0-3) për Kupën e Kampioneve. E marrin me taksi Ramazan Rragami dhe Xhemal Dymylja. Dhe shkojne të direkt dhe në Berat. Vllaznia luante kundër Tomorit.

* Petrit Dume nuk e donte veten. Për inat, mori në zbor gjithë meshkujt shkodranë.

Disa nga përgjigjet e Sabah Bizit:

* Ndeshja më e bukur e karrierës: Shqipëri vs Poloni 1-1, 12 maj 1971. Dueli kundër Kazimir Dejna.

* Goli më i bukur: Partizani vs Vllaznia, 13 shtator 1979, 2-2. Ka qenë nji korne, goditur nga Halil Puka. Isha në drejtim të prirët, me kundërshtar… Sesi e kam kap atë top, kam mbyll sytë dhe kam godit. Në trekëndësh. Perlat Musta është hedh por nuk ka mundur të bëjë gjë. Një goditje jo e fuqishme, por e stërfuqishme. Një gol përrallë.

* Titulli më i bukur: Me Vllazninë, 1972. Lashë Partizanin kampion. E gjeta Vllazninë në vendin e tretë a të katërt. Dhe morëm edhe kampionatin, edhe kupën. Doli shprehja: Mos u tako me shkodranë se i kanë durët e zanme. Në nji dorë kampionatin, në tjetrën kupën…

* Kundërshtari më i vështirë: Torez Çiraku. E kam patur siklet, një shok i imi. E kam patur edhe te Partizani. Kaloi te Dinamo. Super djalë!

* Momenti më i vështirë i karrierës: Dy momente. Lënia e futbollit në Burrel. Kthimi nga Partizani në Shkodër.

* Skuadra më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave: 17 Nëntori 1968-1972. Ka qenë një Ajaks i vërtetë.

* Portieri më i mirë i të gjitha kohërave: Treshja Perlat Musta, Paulin Ndoja, Jani Kaçi.

* Mbrojtësi më i mirë: Skënder Halili.

* Mesfushori më i mirë: Shkëlqim Muça, Sulejman Demollari. Janë një prerje.

* Sulmuesi më i mirë: Padyshim, Panajot Pano.

* Futbollisti më i mirë: Panajot Pano.

* Fiton kampionatin këtë vit: Kujt t’i mbesi n’dorë😂😂😂. Por them se duhet ta marri Kukësi.