Humbja e sotme ndaj Partizanit në “Asllan Rusi” padyshim që i ka rënduar edhe më shumë pozitat e Vllaznisë në renditje. Kjo ngaqë skuadra vijon të mbetet në vendin e fundit.

Por në fakt, ambjenti ishte përgatitur për një paraqitje edhe më të mirë të kuqebluve dhe pse jo edhe një fitore të tyre në këtë ndeshje ndaj të kuqve.

Për këtë arsye, nga Shkodra kishin udhëtuar drejt kryeqytetit kishin udhëtuar edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh të cilët e kanë mbështetur fuqimisht skuadrën e tyre por pa rezultat.

Madje, për të ndjekur dhe mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje ka qenë edhe një “e ftuar” speciale”: Zëvendëskryeminitrja Senida Mesi.

E shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët e saj, numri 2 i Qeverisë ka shpresuar deri në fund për një fitore të ekipit shkodran por nuk ka ndodhur kështu.
© shkodrasport.com