Real Madrid këtë fillim sezponi po përballet me një situatë që ndoshta nuk ishte menduar gjatë verës.

Për trajnerin Zinedine Ziadne, deri më tani janë dëmtuar 12 lojtarë, duke bërë që tekniku të mos e ketë të gjithë organikën në dispozicion herë pas here, e kësisoj ka bërë edhe rotacion në rreshtim.

Në fakt, dëmtimet në kohët e fundit kanë qenë të shpeshta në Madrid. Sikurse raporton Marca, madrilenët, në 13 muajt e fundit kanë pasur 65 dëmtime, duke nisur që nga porta e deri në majën e sulmit.

I fundit është mbrojtësi i majtë Ferland Mendy, i cili u dëmtua në ndeshjen e transfertës me Sevillan, që i fitua me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Karim Benzema./newsport/