Emocione, gola, raste, lufte e forte sportive dhe ne fund Iliria qe fiton 4-3 ne Koplik ndaj Veleçikut vendas, ne nje ndeshje qe i ka patur brenda te gjitha.

Takimi ne fakt ka nisur ne menyren me te mire te mundshme per djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli te cilet kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 2-te me ane te futbollistit Brajan Shekaj. Nje gol i tille krijoi bindjen se Veleçiku do te synonte vetem fitoren ne kete perballje.

Pjesa e pare u mbyll me kete gol sepse ne fundin e pjeses se pare Allamani do te humbte nje 11-metersh te akorduar per Ilirine. Por ky futbollist ne fillimin e se dytes do te korigjonte shenjestren duke barazuar shifrat.

Kater minuta me vone do te ishte Okebugwu qe do te shenonte golin e dyte per fushe- krujasit por Veleçiku reagon dhe arrin te shenoje dy gola njeri pas tjetrit ne minutat 74 dhe 76 me ane te Rei Ysolliu dhe Lorenc Bzhetajt. 3-2 nje çerek ore para fundit krijoi bindjen se Veleçiku do ta fitonte kete ndeshje por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne minuten e 79-te Llanaj do te barazonte rezultatin nderkohe qe ne minuten e 95-te do te ishte Tushaj ai qe do te shenonte golin e katert dhe te fitores per Ilirine duke i dhene asaj nje trepikesh me shume vlere pas fitores 4-3./SHKODRA-SPORT.COM/