Andi Ribaj ësht është një nga lojtarët më të mirë te Flamurtari. Sulmuesi fierak deri më tani ka shënuar 5 gola me fanelën vlonjate që këtë sezon ka “prerë” biletën për në Kategorinë e Parë. Në një lidhje me “Fan Zone”, Ribaj foli prë ndalimin e kampionatit dhe stërvitjen.

“Këtë sezon kemi marrë dy rroga. Unë kam qenë në fshat këtë periudhë dhe kam kaluar aty shumicën e kohes. Ndeshja në “Pyllin e Sodës”? Kam dëgjuar që kanë qenë njerëz të thjeshtë dhe nuk ka pasur lojtarë të Flamurtarit.

Disa lojtarë e kanë bërë stërvitjen pranë detit. Nga fundi i muajit mund të nisim stërvitjen, normalisht brenda rregullave. Unë në ditët e para kam bërë stërvitje në stadiumin e Fierit. Stërvitje mund të mbash, por thjesht duhet të mbash atë distancën.

Nuk kemi menduar që të ndodhë diçka që të shmangim rënien. Shpresoj që kampionati të vazhdojë dhe gjithçka të vazhdojë normalisht. E ardhmja? Vlora është një qytet shumë i mirë. Ka disa probleme që duhen të zgjidhen dhe nëse kjo do të ndodhë, atëherë pse të mos qëndroj këtu, pasi është një ambient shumë i mirë”,/newsport/