Tjeter fitore ne kampionat per Vllaznia U21. Pasditen e sotme ajo ka triumfuar me rezultatin 4-3 ndaj Kastriotit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ka qene nje 90 minutesh qe ne fakt ka patur brenda shume emocione. I pari qe ka zhbllokuar shifrat ka qene mesfushori Eraldo Deda qe ka kaluar ne avantazh ekipin shkodran ne minuten e 12-te.

Por nderkohe, pese minuta me vone ka qene Zhivanaj qe ka barazuar rezultatin per krutanet te cilet i jane gezuar ketij goli por vetem per pak kohe sepse Çoba ka kaluar perseri ne avantazh Vllaznine U21.

Megjithate vetem pas dy minutash ka qene Danaj qe ka barazuar perseri per Kastriotin duke bere qe loja te fitoje edhe me shume emocione, nderkohe qe pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 2-2.

Nderkohe ne pjesen e dyte pas shume presionesh e rastesh, Vllaznia U21 ka shenuar edhe golin e trete me ane te Elmir Lekajt ne ’72, ndersa 10 minuta me vone Deda do te shenonte edhe nje gol tjeter.

Kur u duk se ketu u mbyll gjithçka, Zhivanaj do te shenonte serish per miqte duke rihapur ndeshjen por vetem per pak kohe sepse me pas do te vinte vershellima e fundit e arbitrit dhe ketu mbyllet çdo gje ne shifrat 4-3 per Vllaznia U21.

Me kete trepikesh ajo ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe per momentin mban vendin e pare ne renditje, nderkohe qe Kastrioti mbet ne kuoten e 6 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/

VLLAZNIA U21- KASTRIOTI U21 4-3

(Deda ’12, ’82, Çoba ’29, Lekaj ’72/ Zhivanaj ’17, ’84, Danaj ’31)