Veleçiku vazhdon te ece i sigurte drejt arritjes se objektivit, ngjitjes ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. Pasditen e sotme ai ka marre fitoren e shtate rradhazi.

Kete here ka triumfuar me rezultatin 2-0 ne Fushe- Krujes ndaj Ilirise vendase. Koplikasit kane shenuar nga nje gol per secilen pjese loje duke marre nje trepikesh me shume vlere.

Ne te paren ka qene futbollisti Elvis Rustemaj qe ka derguar topin ne rrjete duke zhbllokuar rezultatin nderkohe qe ne te dyten, pikerisht shtate minuta para fundit te ndeshjes ka qene sulmuesi Arenc Dibra qe ka shenuar edhe te dytin.

Me kete eshte mbyllur ndeshja me shifrat 2-0 per djemte e drejtuar nga trajneri Haris Lika. Me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 41 pikeve duke qene serish ne mes tre ekipeve te para qe jane ne gare per ngjitjen nje kategori me lart.

Koplikasit po kalojne nje periudhe shume te mire teksa kane arritur 7 fitore ne 7 ndeshjet e fundit. Sfida e javes se ardhshme ne Gramsh konsiderohet shume percaktuese per vazhdimesine dhe sigurisht qe ata do te kerkojne serish fitoren./SHKODRA-SPORT.COM/