Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të Interit dhe Lukakut u takuan ballë për ballë për të diskutuar të ardhmen.Siç shkruan gazetari Xhanluka Di Marcio, agjenti i belgut, Federiko Pastorelo, gjendet ditën e sotme në zyrat e Interit, me përfaqësues të klubit, për të dëgjuar propozimin e zikaltërve dhe për të kuptuar shanset e lojtarit për të ardhur nga Manchester United tek Interi.

Shifrat e këtij operacioni janë të larta. Rroga e lojtarit përllogaritet në 6.5 milionë euro në sezon, dhe duhen edhe 70 milionë të tjera në dorë për United.

Edhe pse dëshira e sulmuesit është të largohet nga Anglia dhe të jetë një nga pikat kyçe të formacionit të Contes, nuk do të jetë aspak e lehtë që operacioni të finalizohet. Gjithsesi, gjërat kanë nisur që të lëvizin.