Rron Broja është në kërkim të një skuadre të re. Largimi pas 2 vite e gjysmë nga Partizani, ka bërë që mesfushori të jetë në qendër të dëshirave për disa klube.

Mezokovesd në elitën e Hungarisë ka ofruar së fundmi një kontratë për lojtarin, teksa prej disa javësh newsport.al raportoi për interesin e tyre.

8 mijë euro rrogë mujore, kjo është paga që pritet të përfitojë Broja, që ende nuk ka vendosur të ardhmen, duke u dyzuar nga kërkesat.

Ai ka patur deshire qe te qendroje ne Shqiperi, por kerkesat e tij ekonomike ka bere qe klubet t’i shmangen dhe per kete arsye, me shume mundesi, mesfushori do te perfundoje tek ndonje skuader jashte.