HomeKRYESORE80 milion € për sulmuesin e Serie A, Manchester City harron Harry...

80 milion € për sulmuesin e Serie A, Manchester City harron Harry Kane

Dusan Vlahovic vazhdon të mbetet një objektiv i Manchester City. Kampionët e Anglisë nuk po arrijnë dot te Harry Kane dhe kanë hedhur sytë nga Serie A.

21-vjeçari i Fiorentinës realizoi 21 gola sezonin e kaluar në Serie A, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më premtues në panoramën evropiane.

Pep Guardiola i pëlqen shumë karakteristikat e lojtarit serb dhe drejtuesit e “Cityzens” kanë përgatitur një ofertë të parefuzueshme nga klubi italian.

GDS shkruan se Manchester City ka ofruar 80 milion euro për kartonin e lojtarit ballkanas, teksa ka arritur marrëveshjen me agjentin e Vlahovic.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments