Nese ka futbollist te Vllaznia qe mund te konsiderohet i pafat, ai eshte Abdurrahman Fangaj. Ne momentin e tij me te mire, kur priste qe te fitonte minuta dhe besimin e stafit teknik, vjen nje tjeter demtim i tij.

Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen miqesore ndaj Terbunit zhvilluar para dy ditesh ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ai u aktivizua ne vend te Gurishtes qe pesoi terheqje, por edhe vete ka qendruar vetem pak minuta ne fushe.

Ka qene nje top i pasuar nga mbrojtesi Diagne per te, shume prane vijes anesore dhe Fangaj ndoshta edhe i pavendosur mire, ne perpjekje per ta mbajtur topin brenda vijave kufizuese te fushes, ka rreshqitur dhe rrezuar.

Mbrojtesi 24 vjeçar per fat te keq gjate renies ka demtuar shpatullen e cila mesa duket ka dale nga vendi. Menjehere ka nderhyre stafi mjekesor duke i dhene ndihmen e pare dhe kuptohet duke e larguar nga fusha e lojes.

“Shkodra Sport” ka kontaktuar me Fangajn per ta pyetur ne lidhje me kete demtim dhe ai eshte shprehur: “Nuk besoj se eshte diçka shume serioze megjithate shkallen e demtimit dhe kohen e rikuperimit do ta vendosin mjeket diten e premte”.

Me poshte keni edhe videon e demtimit te tij: