Vllaznia po bën përgatitjet e fundit për sezonin e ri futbollistik. Shkodranët do përballen me Teutën në Super Kupë me datën 28 gusht, duke synuar kështu një trofe.

Djemtë e Brdariç nisin me 11 shtatorin kampionatin, teksa do ketë rivalë të vështirë që në fillim. Pasi e bëjnë “sefte” me Laçin jashtë, në program është sërish një takim me “Djemtë e detit” ne kuadrin e javes se dyte te kampionatit kete here.

Më pas, Vllaznia udhëton në Tiranë për “betejën” me Partizanin dhe më pas gjen Skënderbeun në Korçë ne javen e katert te kampionatit.

Trajneri Brdariç kërkon t’i bëjë një nisje sa më të mirë sezonit, duke hedhur kandidaturën kështu për të qënë një nga ekipet pretendente për të triumfuar në Kategorinë Superiore.