E ardhmja e Herri Kejn vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Ajo që insiston ta afrojë sulmuesin e “Tre Luanëve” është skuadra e Bajernit, por pengesa e vetme vazhdon të jetë Totenhemi.
“Rekordmenët” e Gjermanisë së fundmi i ofruan Spërsave plot 80 milionë euro, duke parë dhe dëshirën e sulmuesit për t’u bashkuar me kampionët e Bundesligës.
Gjithsesi për Totenhemin vazhdon të mos jetë e mjaftueshme kjo shumë, teksa kërkon ende para për t’u bindur.