Hashtagu “RonaldOM” nuk ka bërë asnjë efekt. Lajmi i dalë nga një gazetar italian se Marseille po bisedon me Jorge Mendes për Cristiano Ronaldon i bëri me krahë tifozët e klubit francez.

Gjithsesi ata tani duhet të zgjohen dhe të kënaqen me rezultatet që po merr ekipi i tyre në këtë fillim sezoni në Ligue 1.

“RMC Sport” në Francë raporton se Marseille nuk e ka aspak objektiv të transferojë në ekip Ronaldon nga Manchester United.

Kështu shuhen edhe zërat e merkatos që e bëjnë portugezin sërish rival me Leo Messin, i cili është pjesë e PSG nga sezoni i shkuar.