Vllaznia kërkon të lërë pas humbjen me Tiranën dhe synon të fitojë ndeshjen e radhës në kampionat. Shkodranët luajnë përballë Egnatias në transfertë dhe pritet që kjo të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ta.

Largimi Tomas Brdariç ka krijuar pasiguri tek Vllaznia, e cila duhet të konsolidojë pozitat e veta në renditje pasi rrezikohet nga ndjekësit.

Nga ana tjetër Egnatia “noton” në pjesën e fundme të klasifikimit, por barazimi me Partizanin tregoi se rrogozhinasit nuk janë një skuadër për tu nënvleftësuar.

Ndeshja ka filluar në orën 13:45.

EGNATIA-VLLAZNIA 1-0

31′ Augusto