Trajneri shkodran Samuel Nikaj vazhdon te tregoje vlerat e tij me te mira edhe ne kampionatin aktual te Liges se Pare te Kosoves ku ai eshte duke drejtuar ekipin e Vushtrrise.

Ndonese kishte krijuar nje ekip per te qene dominues ne Ligen e Dyte (pjesmarrja ne Ligen e Pare u sigurua vetem pak dite para nisjes se kampionatit kur merkatoja ishte mbyllur), ai do tregohet i tille edhe ne te paren.

Pas 9 javesh ne kampionat, Vushtrria eshte i vetmi ekip i grupit B qe nuk e njeh shijen e hidhur te humbjes teksa ka marre 3 fitore dhe 6 barazime.

Me kete ecuri, Vushtrria per momentin ndodhet ne vendin e dyte te renditjes me 15 pike, vetem 1 me pak sesa ekipi “Ramiz Sadiku” qe kryeson per momentin renditjen.

Synimi i skuadres qe drejtohet nga Samuel Nikaj eshte qe te ruaje keto pozita deri ne rihapjen e merkatos se janarit ku synojne marrjen e lojtareve cilesore dhe me to, objektivi do te jete ngjitja ne Superlige.

Ne fakt trajneri i njohur shkodran e ka bere kete gje edhe para kater vitesh po me Vushtrrin te cilen e ngjiti nga Liga e pare ne Superlige dhe sivjet kerkon ta perserise kete sukses./SHKODRA-SPORT.COM/