Pasditen e së premtes, pikërisht në orën 16.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të zhvillohet një ndeshje shumë interesante e vlefshme për kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj.

Vllaznia do të presë Erzenin e Shijakut, një nga ekipet më të mira të vendit prej disa vitesh. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i ekipit shkodran Artan Kalaja në një prononcim për mediat, e ka vlerësuar si shumë të fortë atë, por nga ana tjetër, ka premtuar se Vllaznia do të bëjë më të mirën e saj për të dalë me sukses nga ky ballafaqim.

“Kemi te bejme me nje ndeshje shume te veshtire sepse do te ndeshemi me Erzenin, nje nga skuadrat me te mira ne volejbollin shqiptar, ne gjithe keto vitet e fundit.

Megjithate ne jemi pergatitur per ta kaluar me sukses kete perballje dhe jam i bindur se mund t’ia dalim te fitojme ndaj Erzenit”- eshte shprehur trajneri Kalaja./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote intervisten e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: