Monday, June 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE9 vite pranë Kombëtares shqiptare, videoanalisti Alarico Rossi njofton largimin

9 vite pranë Kombëtares shqiptare, videoanalisti Alarico Rossi njofton largimin

Alarico Rossi ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Videoanalisti i cili mbante dhe pozicionin e drejtorit të Analizës, Inovacionit dhe Skautimit, ka bërë postim në rrjetin e tij social, ku tregon edhe për zgjedhjen e bërë.

Rossi beson se me punën e treguar dhe falë statistikave që janë arritur gjatë qëndrimit të tij në këtë detyrë të rëndësishme, kjo është mënyra më e mirë për të thënë: “Mirupafshim”.

Ai shpreh falenderimet e tij për presidentin Armand Duka për mundësinë e ofruar për të punuar me të dhe 119 futbollistë, 53 prej të cilëve i ka parë të debutojnë me ekipin e parë. Po ashtu, Rossi shpreh vlerësimet e tij më të larta për trajnerët e të rinjve si dhe të femrave.

POSTIMI:

“Puna ime ka qenë thellësisht e rrënjosur në statistika, të dhëna dhe analizat e tyre. Kështu që mendova se mënyra më e mirë për t’i thënë mirupafshim Federatës Shqiptare të Futbollit është përmes numrave.

Kanë qenë 3,238 ditë të mrekullueshme. Kam patur privilegjin t’i shërbej skuadrës kombëtare dhe Shqipërisë në 87 ndeshje. Kemi festuar 96 gola së bashku dhe 99 herë i kemi parë kundërshtarët tanë të shënojnë.  

Fituam 34 ndeshje së bashku dhe barazuam 17 prej tyre. Dua të falenderoj Presidentin Armand Duka që më dha mundësinë të punojë me të dhe për 119 futbollistët, 53 prej të cilëve i kam parë të bënin debutimin për ekipin kombëtar; 4 trajnerë, 21 profesionistë përfshirë këtu stafinteknik dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit si menaxherët, doktorët; 11 fizioterapistët, 1+7 menaxherët e veshjeve,  5 drejtuesit e Marrëdhënieve me Publikun dhe të gjitha skuadrat e tyre respektive; dhe 12 milionë shqiptarët anembanë botës.

Dua të falenderoj gjthashtu të gjithë trajnerët e futbollit të të rinjve dhe të femrave dhe stafet e tyre, drejtorët teknikë dhe asistentët e tyre, menaxherët e ekipeve, koordinatorin e udhëtimit, personat përgjegjës për kurset e edukimit dhe stërvitjes, Sekretarin e Përgjithshëm, Këshilltarin Ligjor dhe të gjithë ata që janë ose kanë qenë pjesë e FSHF-së së madhe – Familjes së Federatës Shqiptare të Futbollit.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments