Vllaznia eshte nisur mengjesin e sotme drejt Ohrit, aty ku pasdite do te zbrese menjehere ne fushen e stervitjes. Ky ka qene edhe qellimi qe ekipi ka lene Shkodren qe ne oret e para te mengjesit.

Nsa sa ka bere te ditur vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare, me ekipin aktualisht jane 20 lojtare ne stervitje, nderkohe qe behet e ditur se ne ditet ne vijim rradhet e tij do te shtohen me te tjere lojtare qe do te vijne. Lista e publikuar konfirmon largimet e brazilianeve Emerson e Wenderson si dhe te maqedonasit Ristevski por edhe te shkodraneve Ruqi e Pusi.Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit:

Ekipi i Vllaznisë është nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Ohrit të Maqedonisë së Veriut ku do të zhvillojë një stërvitje disaditore në prag të startit të gjysmës së dytë të sezonit. Stafi teknik ka marrë me vete një grup prej 19 lojtarësh të cilëve do t’u shtohet edhe blerja më e re e ekipit tonë, Mevlan Adili.

Po ashtu, gjatë këtyre ditëve, me ekipin pritet të bashkohet edhe ndonjë lojtar tjetër me të cilin drejtuesit e klubit po negociojnë për të parë mundësinë e veshjes kuqeblu të tyre.

Ekipi është nisur herët nga SHkodra me qëllim për të mbërritur shpejt në Ohër dhe për t’u sistemuar tek hotel “Belvedere” ndërkohë që në orën 15.00 do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Ndërkohë, trajneri Jonuz dhe ndihmësit e tij u kanë bërë të ditur futbollistëve edhe planin për ditët në vijim teksa nesër do të ketë dy seanca, e po ashtu edhe të premten ndërkohë që të shtunën në orën 13.00 do të zhvillojë miqësoren e parë, atë ndaj ekipit të Pogradecit.

Lista e lojtarëve të grumbulluar në Ohër:
1. Alen Sherri

2. Ted Laço

3. Kristi Qarri

4. Renato Malota

5. Dajan shehi

6. Erdenis Gurishta

7. Herald Marku

8. Behar Ramadani

9. Ardit Krymi

10.Florind Bardulla

11.Ndriçim Shtubina

12.Gilman Lika

13.Silvio Zogaj

14.Filip Gligorov

15.Mevlan Adili

16.Arsid Kruja

17.Serjan Repaj

18.Elmir Lekaj

19.Maxim Cojocaru

20.Olsi Mali