Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESynohet kualifikimi në Kupë dhe pikë në Durrës, Vllaznia merr 'gjobë' nga...

Synohet kualifikimi në Kupë dhe pikë në Durrës, Vllaznia merr ‘gjobë’ nga Jonuz!

Vllaznia nuk ka bërë pushim pas ndeshjes së humbur me Tiranën. Shkodranët në javët e fundit nuk kanë dal mirë me pikët, ndaj edhe trajneri Mirsad Jonuz e ka dënuar ekipin!

“Gjoba” e teknikut është se skuadra nuk ka pushuar, ndonëse ka pasur ndeshje afër njëra-tjetrës, madje delikate, si transferta në Ballsh, ashtu edhe sfida e shtëpisë me Tiranën. Një pikë në dy takime, shumë pak për Europën që e duan shkodranët.

Ndaj edhe në Shkodër, skuadra mendon për ndeshjen e mesjavës, me Flamurtarin për Kupën e Shqipërisë, si dhe për takimin e fundjavës me Teutën në Durrës.

Realisht dy transferta delikate, por në Shkodër duan kualifikimin në Kupën e Shqipërisë si dhe pikë në Durrës, në ndeshjen e kampionatit. Të vështira, por jo të pamundura./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments