HomeFUTBOLLNoris Kozmaj, arbitri shkodran që premton shumë për të ardhmen

Noris Kozmaj, arbitri shkodran që premton shumë për të ardhmen

Në karrierën si futbollist nuk pati dhe aq shumë fat sepse u detyrua ta ndërpresë shpejt si rrjedhojë e një dëmtimi, megjithatë tashmë ka nisur një karrierë si arbitër në të cilën shpreson të bëjë mirë.

E kemi fjalën për Noris Kozmaj. I rritur tek Akademia Vllaznia, ai provoi të luajë për pak kohë edhe me ekipin e parë të kuqebluve ndërkohë që më pas karriera e tij vijoi tek Mamurrasi, Kastrioti dhe e mbylli tek Ada dy vjet më parë.

Pas kësaj, nisi të merret me arbitrim dhe e ka marrë me shumë dëshirë. Studion dhe punon shumë për t’u perfeksionuar në të gjitha drejtimet dhe deri tani, hapat po i hedh të sigurtë.

Aktualisht, drejton në kampionatet e moshave të kategorisë superiore, por shumë shpejt pritet ta shohim në kategorinë e dytë. Kozmaj duket shumë i përkushtuar për t’i bërë gjërat mirë dhe çdo gjë deri tani po shkon ashtu si duhet.

Kolegjiumi i Shkodrës në fakt ka nevojë për arbitra cilësorë sepse po kalon momente jo të mira në këtë drejtim dhe duket se Noris Kozmaj, Rebi Gemi e ndonjë tjetër premtojnë për të ardhmen.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments