Seria A është ndërprerë sipas një urdhëri të parë deri në 13 prill, për shkak të përhapjes së Koronavirusit. Territori i Italisë është vendosur tashmë i gjithi në “Zonën e Kuqe” dhe njerëzit lëvizin vetëm për nevoja të domosdoshme.

Në këtë mënyrë pikëpyetje të mëdha janë ngritur për ecurinë e Seria A, nëse do të ketë kohë për ta zhvilluar ose jo. Në mediat italiane tashmë po diskutohen tre idetë e para.

Idea e parë është e mos dhënies së trofeut dhe informimin e UEFA-s për ekipet që kualifikohen sipas renditjes së tanishme në Evropë.

Tjetra i referohet renditjes së deri tanishme në kampionat, që do të shpallte Juventusin kampion të Italisë.

Ndërsa hipoteza e tretë është për organizimin e një Play-off mes 4 skuadrave në vendet e para dhe “Play-out” për vendet e fundit./newsport/