HomeKRYESOREVazhdon futbolli në Gjermani, Thiago Alcantara reagon me tone të ashpra

Vazhdon futbolli në Gjermani, Thiago Alcantara reagon me tone të ashpra

Bundesliga ka vendosur që të pezullojë të gjitha ndeshjet deri në datën 3 prill, por edhe ndeshjet që ishin planifikuar për këtë fundjavë do të zhvillohen. Gjithçka bëhët për të parandaluar përhapjen e koro.navirusit, por ende nu dihet përsë nuk janë anuluar dhe ndeshjet e kësaj jave.

Një reagim të ashpër ka pasur dhe mesfushori i Bayern Munchen, Thiago Alcantara. Spanjolli ka reaguar në ‘’Twitterin’’ e tij, ku kërkon që të mos zhvillohet ndeshja e fundjavës.

‘’Kjo është çmenduri. Boll me këto budalliqe dhe qëndroni me këmbë në tokë. Le të jemi të sinqertë, jeta jonë është më parësore se sporti’’, janë fjalët e mesfushorit.

Bayern Munich do të presë në ‘’Allianz Arena’’ Unionin e Berlinit, ndeshje e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Nuk dihet nëse Federata Gjermane do ti anulojë takimet apo gjithçka do të vazhdojë siç ishte e planifikuar. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments