HomeKRYESOREUEFA shtyn Europianin, ja kur shpallet skuadra kampione e Superiores

UEFA shtyn Europianin, ja kur shpallet skuadra kampione e Superiores

Në pritje të zyrtarizimit të shtyrjes së Kampionatit Europian në verën e vitit 2021, UEFA është në këto momente duke zhvilluar videokonferencën e udhëhequr nga presidenti Aleksander Ceferin me 55 federatat europiane të futbollit.

Por burime të brendshme nga UEFA kanë bërë me dije propozimet që organizmi europian i futbollit i ka bërë autoriteteve kombëtare. “The New York Times” ka zbuluar se Euro 2020 do të shtyhet në verën e një viti më pas (2021).

Kampionatet do të tentohet të mbyllen të gjitha brenda qershorit dhe do të krijohen dy grupe pune, njëri që do të merret me përcaktimin e kalendarit ndërsa tjetri që do të merret me financat. Konfirmimi i këtyre masave pritet të bëhet në orët në vijim.

Në këto kushte, edhe elita e vendit tonë do të nisë “rrugëtimin” e saj pas një vendimi të dytë të FSHF-së. Hë për hë me rëndësi është që numri i të prekurve nga Covid 19 të fillojë të ulet. Gjasat janë që Superiorja të vazhdojë të luhet deri në verë, periudhë që do të zbulojë përfundimisht skuadrën kampione të elitës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments