Shqipëria është e izoluar si pasojë e masave të marra për mos përhapjen e Koronavirusit. Por, një problem i madh i njerëzve është fakti se a do të paguhen nga kompanitë dhe bizneset nëse qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Megjithatë, ditën e sotme, ka menduar kryeministri Edi Rama për të siguruar të gjithë se në fund të muajit do të paguhen rregullisht.

Ndërkohë, mbi këtë çështje nuk ka munguar edhe një koment nga ana e mbrojtësit të Tiranës, Tefik Osmani. Mbrojtësi korçar njihet për humorin e tij, teksa në Instagram ka postuar premtimet e Ramës dhe mbi to falenderon kryeministrin ndërsa shton se nëse do të ketë edhe premio në fund të muajit, atëherë ai do të ishte kryeministri më i mirë në botë.

Kështu, Osmani ka gjetur kohën për të bërë edhe shaka në këtë moment të vështirë për vendin, megjithatë në raste të tilla situatat kanë nevojë të merren edhe me humor dhe mbrojtësi është i bardhebluve është nga më të mirët në këtë aspekt. /VipSport/