HomeKRYESORETension mes drejtuesve të Interit dhe Lazios, nxehet atmosfera mes palëve

Tension mes drejtuesve të Interit dhe Lazios, nxehet atmosfera mes palëve

Situata në Itali po përkeqësohet nga dita në ditë, ndërsa drejtuesit e klubeve krijojnë tension dhe debate mes tyre. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është një personazh i veçantë dhe nuk heq dorë kurrë nga përplasjet me të tjerët.

Së fundmi është kapur me Giuseppe Marotta, administratorin e deleguar të Interit. Lotito bën pjesë te drejtuesit që po isistojnë që skuadrat e Serie A të nisin sa më shpejt seancat stërvitore. Të njëjtin mendim ndajnë edhe Atalanta, Napoli, Udinese dhe Cagliari.

Tek Interi mendojnë ndryshe dhe nuk duan të nxitohen. Mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi po mbronte kauzën e sjellë nga federata e mjekëve italianë të sporteve, që kërkonte shërimin e lojtarëve të infektuar me COVID-19 dhe më pas mund të diskutohej nisja e stërvitjeve.

Lotito ka reaguar ashpër dhe në mbrojtje të Volpit ka dalë Marotta. Drejtuesit e dy klubeve që po garojnë për titullin kanë nxehur situatën, duke krijuar një shembull negative në këtë moment të vështirë që po kalon vendi fqinj. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments