Thursday, July 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Nuk janë më 15, Vllaznisë i shtohen edhe 6...

LAJMI I FUNDIT/ Nuk janë më 15, Vllaznisë i shtohen edhe 6 lojtarë të rinj në listën e federimit. Priten edhe të tjerë

Vllaznia do të presë në orën 20:00 Malishevën në ndeshjen e parë, të vlefshme për Ligën e Konferencës. Por ndërkohë ka ndryshime në listën e federimit të kuqebluve dhe nuk janë më vetëm 15 lojtarë në të. Sipas rregullores së UEFA-s, deri mbrëmë në ora 24:00 duhej dorëzuar lista B me futbollistë 15-21 vjeçarë, kryesisht të Akademisë

Si rrjedhojë drejtuesit e Vllaznisë kanë shtuar në këtë listë edhe 6 futbollistë të ekipit B dhe të Akademisë Bëhet fjalë për Ndoj, Uldedaj, Kthupi, Hajdari, Sokol Uldedaj dhe Halili.

Por nga ana tjetër pas rihapjes së merkatos, shkodranët po tentojnë të federojnë edhe lojtarë të tjerë dhe orët në vijim do të jenë vendimtare për këtë çështje.

LISTA AKTUALE:

PORTIERË

Leon Pohls, Aron Jukaj, Rezart Bunjaj, Alevio Ndoj

MBROJTËS

Erdenis Gurishta, Gledjan Pusi, Jasmin Çelikoviç, Simon Uldedaj

MESFUSHORË

Kristian Dros, Sherif Kallaku, Edon Murataj, Herald Marku, Klinti Qato, Amer Kthupi, Ensar Tafili, Xhoel Hajdari

SULMUES

Bekim Balaj, Aris Ara, Geralb Kubazi, Sokol Uldedaj, Klajti Halili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments