Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREFOTO/ Futbollisti afrikan shfrenon fantazinë: Koronavirusi erdhi në Shqipëri sepse dënuan Shkumbinin!

FOTO/ Futbollisti afrikan shfrenon fantazinë: Koronavirusi erdhi në Shqipëri sepse dënuan Shkumbinin!

Ish-futbollisti i skuadrës së Shkumbinit Efiong Ejoh mendon se koronavirusi erdhi në Shqipëri si “shenjë shpagimi ndaj përjashtimit të skuadrës peqinase nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë”.

Anësori i avancuar, i cili tani luan për Apolononinë pas largimit të pjesës më të madhe të lojtarëve nga ekipi peqinas e ka shpërndarë këtë mendim në rrjetet sociale.

Në një ndeshje të Kategorisë së Parë, grupi B Shkumbini-Dinamo, disa lojtarë dhe tifozë vendas dhunuan gjyqtarin Sokol Bebja pasi pretendonin se i kishte dëmtuar me gjykimin e tij.

FSHF-ja vendosi më pas përjashtimin e skuadrës nga Kategoria e Parë dhe zbritje në Kategorinë e Dytë si dhe gjobitje me 500 mijë lekë.

Për këtë ngjarje, futbollisti i Shkumbinit Andi Bakiasi u përjashtua përjetë nga FSHF-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments