HomeSPORT I HUAJLiverpuli bën çmos që të shesë Shaqirin, klubi ndryshon vlerën e futbollistit...

Liverpuli bën çmos që të shesë Shaqirin, klubi ndryshon vlerën e futbollistit të Zvicrës

Liverpuli ka ulur çmimin e kartonit të Xherdan Shaqirit.

“Calciomercato” shkruan se “Të kuqtë” e kanë zbritur vlerën e futbollistit shqiptar të Zvicrës nga 22-28 milionë euro në 18-21 milionë euro.

Në këtë mënyrë, po bëhet e qartë që Liverpuli dëshiron ta shesë medoemos Shaqirin pas përfundimit të këtij sezoni.

3 klube janë konfirmuar si të interesuara për të: Sevilja, Roma dhe Gallatasarai.

Një dëmtim i rëndë këtë sezon dhe rivaliteti i fortë në formacionin e kampionëve të Europës i kanë kushtuar shumë Shaqirit, i cili tashmë është në kërkim të një aventure të re.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments