Fabio Kanavaro dëshiron të jeë trajneri i Real Madridit. Në një komunikim në “Instagram” me ish-ikonën e Realit Iker Kasijas, ish-“Topi i Artë” në vitin 2006 deklaroi hapur ëndrrën për të marrë frenat e “Los Blancos”.

“Ti do të drejtosh Federatën Spanjolle, unë do të stërvis Realin”, shkruan ish-mbrojtësi legjendar italian.

E ardhmja e Zinedin Zidanit në stolin madrilen duket e zymtë, pasi tekniku francez nuk po arrin të shuajë mosmarrëveshjet me presidentin Florentino Perez rreth merkatos. Në shumë media përflitet se Zidan do të largohet sërish nga Reali.

Ndërkohë, edhe pse Kanavaro dëshiron të drejtojë Realin, ai nuk është konsideruar asnjëherë si pretendent për të qenë trajneri i 13-herë kampionëve të Europës. Ai ka drejtuar kryesisht në Kinë dhe për nivelin e Realit kërkohen trajnerë elitarë.