Alberto Ragaconi, ish-futbollisti zvicerian, ka ndryshuar profesion teksa është bërë pjesë e Rojeve Kufitare Zviceriane, që nga vera e kaluar.
36 vjeçari, i cili fitoi Kupën e Zvicrës në vitin 2006 me Sionin, u shpall 3 herë nën-kampion me Yang Boys, ishte mjaft i dashur për tifozët kudo ku luajti. Alberto Ragaconi tregon dhe disa detaje për punën e përditshme, sidomos tani në kohën e pandemisë koronavirus.
“Kontrollojmë çdo makinë që vjen nga Italia. Kjo është puna jonë. I lajmë dhe dizinfektojmë duart herë pas here dhe mundohemi të mbajmë distancë, pavarësisht se nuk është aq e lehtë kur punon në kufi.
Kam një karrierë futbollistike të madhe, e cila kompletohet nga fakti që luajta edhe për kombëtaren. Tashmë kam një profesion të ri që më pëlqen dhe më bën të ndihem krenar,” deklaron Ragaconi.








