Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFIFA ndërhyn për të shmangur kolapsin, Federatat do kenë në dorë gjithçka....

FIFA ndërhyn për të shmangur kolapsin, Federatat do kenë në dorë gjithçka. Vendoset edhe për merkaton

Koronavirusi përveç më të rëndësishmes që është shëndeti i njerëzve, ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në financat e ekonomive më të fuqishme të globit, mes tyre edhe futbollit. Klubet e futbollit janë duke ulur me detyrim pagat e futbollistëve të tyre për të shmangur kolapsin.

FIFA duket se do të bëjë një ndërhyrje shumë të fuqishme për të evituar falimentin. Mediet europiane raportojnë se qeveria e futbollit botëror do të udhëzojë Federatat ta mbyllin kampionatin në kohën që do të kenë mundësi. Kjo do të thotë se ata do të shohin ecurinë e infektimit në vendet e tyre dhe në momentin që do e kenë mundësinë do të luajnë futboll.

Dhe ajo çka është më e rëndësishmja, asnjë shtet nuk do të ketë 3 gushtin si afatin e fundit për mbylljen e sezonit. FIFA ka dhënë leje të shtyhet edhe më tej, pa caktuar një datë fikse për momentin. E gjithë kjo bëhet që klubet t’i luajnë ndeshjet e mbetura të sezonit në mënyrë që paratë, që tashmë duhet të kishin ardhur, të vijnë.

Gjithashtu do të ndërhyhet edhe për zgjatjen e kontratave që përfundojnë në fund të qershorit dhe do të caktohen data të reja për hapjen dhe mbylljen e merkatos./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments