HomeKRYESORETare është një minierë ari për Lazion, PSG troket në derë me...

Tare është një minierë ari për Lazion, PSG troket në derë me 120 milionë euro për dyshen bardhekaltër

Lazio po përjetonte sezonin e ëndrrave dhe meritë këtu ka edhe Igli Tare, i cili është arkitekti i këtij ekipi. Blerjet e tij kanë qenë gjithnjë të goditura, duke bërë që me pak shpenzime të ndërtojë një grup cilësor, i cili është në luftë dhemb për dhemb me Juventusin për titullin kampion.

Por përpos suksesit në fushën e lojës, Tare po i dhuron Lotitos edhe sukses edhe në arkat e klubit. Lazio po shërben si një vitrinë për skuadrat e mëdha europiane, ku nuk mungojnë shifrat e çmendura për të siguruar shërbimet e bardhekaltërve.

E fundit është PSG-ja që troket në derën e italianëve një ofertë prej 120 milionë eurosh për të sjellë në Paris Milinkoviç-Saviç dhe Marusiç. Të dy kanë bindur te Lazio dhe kanë kthyer kështu interesin e francezëve në drejtim të tyre.

Tare do i merrte nga Belgjika për një shifër rreth 20 milionë eurosh, ndërsa duke parë propozimin e PSG-së mund të themi pa frikë se ish-futbollisti i Kombëtares është një minierë ari për bardhekaltrit.

Të fitosh më 6 herë më tepër se sa ke shpenzuar, kjo është aftësia Igli Tares, që jo më kot konsiderohet si një nga drejtorët sportivë më të mirë në Serie A dhe në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments