...
HomeKRYESOREVerona shpëtoi nga kriza falë Rrahmanit, klubi italian veproi në kohën e...

Verona shpëtoi nga kriza falë Rrahmanit, klubi italian veproi në kohën e duhur

Shumë klube po e vuajnë shumë thatësirën e koronavirusit.

Atyre iu duhet ndonjë rezervë për të kaluar këtë situatë, por te Verona janë të kënaqur, sepse në janar arritën që të kryenin dy transferime që futën në arkat e klubit 30 mln euro.

Njëri është shqiptar. Rrahmani te Napoli (15 mln euro) dhe Amrabat te Fiorentina (20 mln euro) ishin një bonus i madh.

Verona i mbajti të dy në huazim deri në fund dhe mbijetesa u sigurua falë atyre, edhe pse ende jo matematikisht.

Kështu, në verë, të dy do të largohen, por fitimi i Veronas ishte i madh. Rrahmani u pagua 2.5 mln euro te Dinamo Zagreb dhe Amrabat 3.5 mln euro te Club Brugge.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.