Tuesday, January 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodrani Bekim Bala shpallet nesër "Talenti i vitit"

Shkodrani Bekim Bala shpallet nesër “Talenti i vitit”

Sulmuesi shkodran Bekim Bala është shpallur “Talenti i Vitit” nga shoqata sportive “Sporti na bashkon”. Shpallja zytrare do të bëhet të martën në orën 12.00 në sallën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Sulmuesi i Tiranës ka mbledhur pikë më shumë se gjithë sportistët e tjerë të rinj që janë evidentuar nga kjo shoqatë dhe që janë vlerësuar me pikë nga një votim i bërë me gazetarët sportiv. Lajmi merret vesh nga burime pranë organizatorëve. Shpallja “Talenti i Vitit” sigurisht që është një sukses për këtë sulmues të talentuar i cili ka qenë ndër pikat më të forta të Tiranës në sezonin e fundit duke qenë protagonist me gola si në kampionat ashtu edhe në kupë, madje me golin e tij përcaktues, ai i dha fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen ndaj Skënderbeut. Nga sa mësohet, ndër 5-6 sportistët e përzgjedhur si më të mirit e vitit, përveç Balës ka edhe futbollistë të tjerë shkodranë por që për fat të keq nuk luajnë me Vllazninë por me skuadra të tjera. Ceremoninë e nesërme do ta drejtojë gazetari i njohur sportiv Dëfrim Methasani ndërkohë që pritet të jenë të pranishëm edhe shumë personazhe të sportit nga Shkodra.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments